POLITIKE

KM Kurti kërkon nga Ministri i Fesë Islame që Arabia Saudite të lobonë në vendet myslimane për njohjen e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite, Abdullatif Al-Sheikh.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Abdullah Al Sheikh për vizitën dhe për ndihmën e Arabisë Saudite për Kosovën. Ai e vlerësoi sidomos angazhimin dhe përkrahjen me votë në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Kosova ka synuar anëtarësimin.

“Duke folur për sukseset dhe progresin e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se stabiliteti institucional, menaxhimi i mirë i pandemisë COVID-19 dhe rritja ekonomike ka ndikuar në rritjen e besimit në institucione dhe të optimizmit për të ardhmen. Ai shprehu gatishmërinë për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve dhe theksoi nevojën për investime. Si fusha ku Arabia Saudite do të mund të investonte përmendi bankat dhe financat, shëndetësinë, turizmin dhe tregtinë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se ” si shtet me ndikim, kryeministri tha se do të mirëpriste lobimin e Arabisë Saudite për njohjen e Kosovës nga disa vende me shumicë myslimane”.

Ministri Abdullah Al Sheikh e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe u shpreh i gëzuar për stabilitetin politik, të arriturat dhe paqen e prosperitetin që ka vërejtur në Kosovë.

Ai tha se Kosova dhe populli i saj gëzon përkrahje dhe simpati të madhe nga shteti dhe populli saudit. Mbështetja dhe bashkëpunimi nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri Abdullah Al Sheikh.

“Duke folur për ekstremizmin fetar, ministri për Çështje fetare i Arabisë Saudite tha se keqpërdorimi i fesë për luftëra politike e klasore nga grupet terroriste i ka shkaktuar shumë vuajtje vendit të tij dhe shumë shteteve në botë. Ai theksoi domosdoshmërinë e çrrënjosjes së ekstremizmit fetar dhe promovimin e islamit të moderuar që ka në thelb harmoninë dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Ministri saudit u shpreh i gëzuar që në Kosovë mbretëron paqja dhe toleranca fetare”, vijon komunikata.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago