Kryeministri i Kosovës është duke folur para deputetëve në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të debatuar lidhur me vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës.
Para përfaqësuesve të popullit, Kurti tha se rryma ka qenë shumë lirë gjatë katër viteve të fundit. Madje, aq lirë saqë, sipas tij, numri i qytetarëve që nuk e kanë ditur se sa e kanë faturën, ka qenë më i larti në histori.
“Kurrë nuk ka pasur numër më të madhe qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto katër vitet e ardhshme që nuk e dinë se sa paguajnë për energjinë elektrike. Aq lirë ka qenë sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër të qytetarëve që nuk kanë ditur se sa e kanë pasur faturën, nuk ka pasur ndonjëherë. Nuk po them që janë shumica të tillë, por numër më të madh, nuk ka pasur”, tha ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…