Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se me pikëllim e dhimbje i përjetoi pamjet nga Kabuli i Afganistanit teksa shpreson që të ketë sa më pak viktima.
Kurti sërish shprehu gatishmërinë e Kosovës për të strehuar shtetas afganë kështu duke treguar edhe rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë çështje.
“Qytetarët ku do në botë jo vetëm që e meritojnë por edhe iu takon demokracia, liritë dhe të drejtat, dhe ne shpresojmë dhe urojmë më të mirën për qytetarët e Afganistanit”.
Kryeministri mes tjerash tha se për pranimin e afganëve tash e një muaj Qeveria ka bërë punë pa zhurmë duke formuar ekipe për t’u përgatitur në çdo aspekt rreth strehimit.
“Ka një muaj që Qeveria është në kontakt dhe bashkëpunim të rregullt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përgatitur në aspektin organizativ e strategjik, strehimin e një numri të refugjatëve afganë”, deklaroi Kurti.
“Këtë punë tash e një muaj e kemi bërë pa zhurmë dhe me kujdes të veçantë pasi kjo është një çështje e dhimbshme njerëzore por edhe e sigurisë së veçantë”, deklaroi Kurti.
Mes tjerash Kurti deklaroi se kjo është vetëm një pjesë e vogël e kontributit që mund të jap Kosova krahas mbrojtjes dhe mbështetjes që kanë dhënë SHBA-të për ne.
“Ne e kemi SHBA-në aleatin kryesor dhe partnerin strategjik të pazëvendësueshme dhe çështja e strehimit të refugjatëve përveç aspektit humanist nga ana jonë, e ka edhe dimensionin nga partneriteti me SHBA-në”.
“SHBA-të na kanë mbështetur në vazhdimësi, dhe kjo është vetëm një pjesë e kontributit tonë përkundër ndihmës së tyre të madhe për popullin tonë”, u shpreh Kurti.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…