POLITIKE

Koalicioni i ri qeverisës bie dakord për daljen nga nisma Vuçiçit

Një nga pikat e para që koalicioni VLEN i ka kërkuar aleatit të tij të ardhshëm VMRO-DPMNE, me të vilin pritet të krijojë qeverinë e re të dzlë nga zgjedhjet e 8 majit, është dalja nga nisma Vuçiç Rama për Ballkanin e hapur. VLEN ku bën pjesë dhe Vetémëvendosja ka rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme me partnerin maqedonas. Duke cituar burime nga takimi, Alsat Maqedoni ka njoftuar se VMRO-DPMNE dhe Vlen janë marrë vesh për daljen e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.

“Vlen ka kërkuar dalje nga Ballkani i Hapur dhe një ide e tillë është përqafuar nga VMRO-DPMNE”, raportoi Alsat.

Kjo me sa duket është arritur parimisht ditën e takimit kur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vllado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, u pritën në selinë e Vlen në Shkup nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Biljal Kasami dhe Afrim Gashi.

Më parë me gjysëm zëri edhe Edi Rama kishte shpallur kryerjen e misioniy të nismës së tij dhe Vuçiçit. Gjatë një interviste për Euroneës, ne korrik 2023 Rama shpalli nga Ulqini fundin e projektit të “Ballkanit të Hapur”, një pjellë ekskluzive e miqësisë së tij dhe Vuçiçit.

Athere ai foli për Ballkanin e Hapur në kohën e shkuar, si për një mision tashmë të kryer.

Por qëndrimet e kryeministrit shqiptar kanë qenë kontradiktore në lidhje me Open Balkan. Kur u pyet ne fund të dhjetorit 2023 ai tha se nuk e ka mbyllur nismën duke pretenduar se deklaratat e tij të mëparshme janë keqkuptuar.

Gjatë një konferencë të fundvitit në Tiranë, Rama tha se “sot po e marr vesh se unë e paskam mbyllur Ballkanin e Hapur se nuk më rezulton që unë të kem bërë ndonjë mbyllje, madje unë e kam shpjeguar që Ballkani i Hapur nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës nga një person apo nga njëra palë”.

Ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e tij në korrik, kur kishte thënë se Ballkani i Hapur ishte një nismë për “ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se e kishte kryer atë mision për të cilin lindi”.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Rama tha: “Unë nuk kam thënë asnjëherë që kam mbyllur Ballkanin e Hapur se është dhe si shprehje qesharake. Unë kam thënë diçka krejt tjetër që është thënë në një kontekst të caktuar dhe shprehimisht kam thënë që e ka kryer misionin e vet në atë kontekst, por që nisma në vetvete është një nismë që është si nisma të tjera dhe që nuk hapet dhe nuk mbyllet nga unë.”

Ndërkojë që kryeministri i Shëqipërisë bën pirueta sipas rastit, homologu i tij kosovar, Albin Kurti ëshë deklaruar gjithnjë kundër kësaj nisme. Dhe sot afërsia e Vetëvendosjes me koalicionin VLEN po i jep frytet e saj. Duket se një nga lëvizjet e para të qeverisë së re në Shkup, do të jetë dalja nga Open Balkan pra fundi i lësaj aventure.

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, është ndërmarrë më 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe është nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago