Kryetari i Nismë Socialdemokrate Fatmir Limaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë në koalicion me AAK’në, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka thënë se lista e kandidatëve për deputetë të këtij koalicioni do të përfshijë “profesionistë të vërtetë”.
Limaj thotë se lista e këtij koalicioni do të përbëhet nga kandidatët më të mirë.
“Lista do të ketë njerëz më përvojë në profesionet e tyre por edhe politikisht, ne do t’ju ofrojmë qytetarëve profesionistë të vërtetë, kandidatët më të mirë politikë. Lista që do të kombinohet, unë po flas si koalicion, do të jenë personalitete të fuqishme kombëtarëshit” shtoi Limaj në T7.