Pristina pinned on a map of Kosovo
Sonja Biserko, Presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, gjatë një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, ka ngritur alarmin se Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak. Biserko, ka informuar Kurtin lidhur me një plan që ka Vuçiç, i cili po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri tregon për A2 CNN se skenari i Vuçiç për zhvendosjen e pakicës serbe nga Kosova në Sanxhak, ka për qëllim që të destabilizojnë rajonin. “Shteti i Kosovës nuk ka fuqi, nuk ka mjete që të mund ta vërtetonte në mënyrë autonome këtë deklaratë të zonjës Biserko, mirëpo këtë mund ta bëjë me ndihmën e aleatëve, duke bërë presion në Uashington, Bruksel, Paris e Londër, që aleatët t’i bëjnë presion Beogradit mbi këtë temë që është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ai.
Nga ana e tij, Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi thekson për A2 CNN se, reagimet nga faktori ndërkombëtarë që kanë kritikuar qeverinë e Kosovës për aksionin në Veri mund ti shërbejë Vuçiçit, për të realizuar skenarë destabilizues.
“Është operacion i planifikuar më herët, ka të bëjë me sigurinë, instalimin e institucioneve paralele ilegale. Për këtë arsye është veprim i pastër policor në bashkëpunim me institucioneve të tjera të sigurisë e gjyqësisë”, thotë Muhaxheri.
Sanxhaku i cili është territor i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe boshnjakët, ku serbët janë pakicë, ekspertët vlerësojnë se ky është një skenarë i dalë nga rekomandimet e kuvendit të “botës serbe”, për të ndryshuar demografin etnike në atë zonë. A do të lejohet që një skenar i tillë të realizohet nga Vuçiç, kjo do të varet shumë nga reagimi i fortë i Perëndimit.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…