Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i ri në Gjermani mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve të njihet si “koalicioni i madh” apo GroKo, siç njihej në kohën e Angela Merkelit.
Kjo për shkak se dy grupet s’janë më të mëdhatë në Bundestag – për shkak se Alternativa për Gjermaninë (AfD), tani është grupi i dytë më i madh përpara SPD-së, pas zgjedhjeve të së dielës.
E siç shkruan “The Guardian” tani dilema është për emrin e ri të koalicionit që do ta udhëheqë Gjermaninë. Duke u bazuar në ngjyrat e dy partive (kuq e zi), mediumi prestigjioz në një artikull të martën, ka thënë se si ide janë përmendur emri “koalicioni shqiptar” apo edhe ai “i Angolës”. Është përmendur edhe koalicioni “Cola zero”.
Grupet parlamentare pritet të takohen për herë të parë sot. Kancelari në ardhje Friendrich Merz ka thënë se do ta nisë menjëherë qeverisjen e tij.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…