FOTO&VIDEO

Koha e qethjeve

Nga Muharrem Blakaj

Paraardhësit tanë merreshin zakonisht me bujqësi e blegtori. Punët e përditshme të bujqësisë kurorëzoheshin me grumbullimin e të korrave ku pasonte festa e madhe “Darka e Lamës”.

Mirëpo, edhe pse gjatë vitit kishte disa festa të tjera me karakter fetar, nga malësorët, organizoheshin festa të tjera me karakter blegtoral siç ishin: Ngjitja në bjeshkë, të qethurat, Ramja në livadhe, të zhdjergunat dhe Pitja e dashit që organizohej nga barinjtë e vetmuar në vjeshtë kur ndërzeheshin delet.
Të qethurat, rit ky i cili me shekuj praktikohej edhe në trevën e Podgurit, organizohej nga mesi i korrikut deri në fillim të gushtit. Zakonisht, qethjet e deleve bëheshin me radhë, që të kishin mundësi të festonin së bashku.

Pasi caktohej dita e qethjes së deleve, bariu bashkë me të zotin e shtëpisë, organizonin qethtarët, ftoheshin barinjtë përreth, miq e dashamirë të familjes. Në shumë raste, organizoheshin edhe valle me zurla e tupan. Gjatë qethjeve të deleve, qethtarët shfaqnin aftësitë dhe talentin e tyre artistike. Ata, mbi shpinën e deleve dhe me leshin e tyre skalitin ornamente me motive pagane si dielli, hëna, gjarpri etj. Kurse deshtë e këmborës qetheshin me rende e radhë duke nxjerrë flatra dragonjsh apo krah shqiponjash.

Nga qethtarët bëheshin gara se cili do të derdhte talentin më të mirë dhe cila tufë do të kishte meritën të quhej tufa me qethjen më të bukur. Gjatë kohës së qethjeve, të ftuarit, përveç bisedave, merreshin me lojëra të ndryshme si; hedhja e gurapeshit, loja guxhas, qitja në shenjë me armë etj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago