Ekzekutimi i Flamur Beqirit nga Kosova pak ditë më parë në prag të Krishtlindjes në Jug të Londrës ende nuk ka një autor. Mediat britanike i kanë kushtuar shumë hapësirë vrasjes mafioze. ‘Daily Mail’ shkruan se pista kryesore ku po hetojnë autoritetet britanike është një larje e mundshme hesapesh mes bandave të droëgs, ku Beqiri dyshohet se ishte i përfshirë, pasi 4 vite më parë ishte kërcënuar në Suedi dhe kjo e kishte detyruar që të largohej në drejtim të Londrës për të jetuar.
Policia britanike beson se ekzekutimi i Flamur Beqirit në shtëpinë e tij prej 1.7 milionë £ ka ardhur pikërisht nga përplasjet mes bandave të drëges. Oficerët e Scotland Yard tani janë përqendruar dhe po hetojnë për lidhjet e pretenduara të Beqirit me bandat e d rogës në Malmo në Suedi.
Policia suedeze, sipas ‘Daily Mail’ ka informuar Scotland Yard se Beqiri, dyshohej se ishte përfshirë shumë në trafikun e sasive të mëdha të k okainës dhe k anabisit përmes Marokut dhe Spanjës në Suedi. ‘Ai dyshohet se ka qenë i lidhur me një bandë në Malmo e cila ishte futur në një kurs përplasje mes rivalët e saj në Suedi. Drejtuesi i bandës rivale “Los Suecos”, i shpëtoi me një plagosje një atentati në Malmo vjet, ndërsa tre shokët e tij u ekzekutuan. Nga përplasja mes dy bandave janë shënuar mbi dhjetë viktima në Suedi dhe në Spanjë. Beqiri 4 vite më parë u largua në Angli’ shkruan ‘Daily Mail’.
Familja Beqiri e tronditur për ngjarjen e rëndë kërkon të respektohet privatësia. “I falënderojmë të gjithë për mendimet dhe ngushëllimet e tyre. Familja jonë është në gjendje shoku. Të kesh kaq shumë trishtim në këtë kohë të vitit është e tmerrshme. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Jemi të pikëlluar” është shprehur familja e shqiptarit nga Kosova.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…