BOTA

Ushtria amerikane godet milicitë e Iranit

Ushtria amerikane ka kryer “sulme mbrojtëse” në Irak dhe Siri kundër grupit të milicisë Kataib Hezbollah, thanë të dielën zyrtarët amerikanë.

Pentagoni tha që synonte tre lokacione të grupit të milicisë muslimane shiite të mbështetur nga Irani në Irak dhe dy në Siri. Sulmet u kryen në  objektet e ruajtjes së armëve dhe vendet e komandimit dhe kontrollit që grupi kishte përdorur për të planifikuar dhe ekzekutuar sulme ndaj forcave të koalicionit.

Shtetet e Bashkuara kishin akuzuar grupin për sulmin me 30 raketa të premten ku humbi jetën kontraktori civil i SHBA-së dhe plagosi katër anëtarë të shërbimit amerikan dhe dy anëtarë të Forcave të Sigurisë së Irakut pranë qytetit të pasur me naftë në Kerkuk.

“Në përgjigje të sulmeve të përsëritura të Kata’ib Hizbollah në bazat irakiane që strehon forcat e Koalicionit e Operacionit Inherent Resolve (OIR), forcat amerikane kanë kryer sulme precize mbrojtëse … që do të ulin aftësinë e KH për të kryer sulme të ardhshme kundër forcave të koalicionit OIR”, tha në jë  deklaratë zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman.

Ministri izraelit për punët e jashtme dhe inteligjencën Izrael Katz, e quajti njoftimin e Pentagonit një “pikë kthese në realitetin rajonal përsa i përket sjelljes së Iranit dhe satelitëve të tij” në një mesazh të mbrëmshëm duke shtuar: “Nëse iranianët nënçmojnë forcën e Shteteve të Bashkuara”, ata do të merrnin goditje të rënda që nuk i kanë parë kurrë.

Në fillim të këtij muaji, Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo fajësoi forcat e mbështetura nga Irani për një seri sulmesh mbi bazat në Irak dhe paralajmëroi Iranin se çdo sulm nga Teherani ose mbështetësit e tyre që dëmtonin amerikanët ose aleatët do të ” goditen me një përgjigje vendimtare të SHBA-ve.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago