Jahja Kokaj me gjasë mezi ka pritur të marrë pjesë në seancën e së premtes.
Ai e ka bërë gati replikën për Ardian Kastratin e Partisë Demokratike që, megjithëse mungoi, tri ditë më parë kishte veshur bluzë me raketë për ta ironizuar deklaratën e Kokajt lidhur me nisjen e mundshme të një rakete në hapësirë brenda mandatit të qeverisë së Albin Kurtit.
Fizikanti i Vetëvendosjes e quajti dordolec deputetin opozitar, ndërsa tha se nevojiten njohuri elementare të shkollës fillore për ta kuptuar çështjen e raketës.
Madje, përgjigjen e tij ndaj Kastratit e vazhdoi me poezi në disa gjuhë. Ky diskurs e bëri të qeshë fort kryeministrin Kurti. Më pas lexoi edhe vargje të Gjergj Fishtës. Por, thotë se debati nuk i është shterrur, andaj ka paralajmërim për Kastratin.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…