POLITIKE

Ministrja Gërvalla jep një lajm të mirë për Diasporën

Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren znj.Liza Gashi, zhvilloi përsëri një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës.Gjatë bashkëbisedimit ministrja Gërvalla njoftoi bashkëatdhetarët se dialogu i nisur i paraprin një strategjie të re, e cila do të reflektojë qasjen e re që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kjo ministri ka ndaj mërgatës dhe diasporës.

“Prioritet do të kemi ndër të tjera përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat tona, institucionalizimin e kontakteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës sonë, hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e diplomacisë ekonomike dhe kulturore në shërbim të promovimit të potencialit ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv të vendit, transferin e dijes nga mërgata në Kosovë përmes identifikimit të potencialit dhe përfshirjes së mërgatës në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq zëvendësministrja Liza Gashi vuri në pah në mënyrë të veçantë nevojën për përmirësimin dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, duke e vënë theksin tek koordinimi më i mirë dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve mësimore.

Znj. Gashi njoftoi të pranishmit edhe për konsultimet rreth një strategjie për regjistrimin më efektiv të mërgatës.Përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme nga mërgata ngritën çështje me interes që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe si dhe bashkëpunimin me ambasada dhe konsullata, si dhe nevojën për përfshirje në projekte që kanë të bëjnë me mërgatën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago