Turqia vijon të jetë në trazira ekonomike teksa sytë e komunitetit ndërkombëtar janë përqendruar te raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj.
Qendrore e Turqisë vendos një lloj kontrolli kapitali, me kufizime për tërheqjen e parave nga kartat e kreditit, si dhe tërheqjen e parave të pagave .
Javën e kaluar, Banka Qendrore e Turqisë shiti 9 miliardë dollarë në një javë. Në të njëjtën kohë, media turke raporton se stoqet janë në nivelet më të ulëta në 21 vjet.
Rezervat ndërkombëtare neto të bankës qendrore të Turqisë ishin vetëm 2.3 miliardë dollarë më 12 maj, sipas të dhënave të Bloomberg të theksuara nga investitorët.
Sipas raportimeve, analistët presin që situata ekonomike e Turqisë të përkeqësohet pas fitores së presidentit Rexhep Erdogan në zgjedhjet e së dielës.
Lira turke, e cila është nënçmuar në mënyrë të vazhdueshme vitet e fundit dhe ka humbur gjysmën e vlerës së saj në një periudhë 12 mujore, ra në nivele afër niveleve historike.
Ekonomistët e Bloomberg vlerësojnë se qeveria turke ka shpenzuar më shumë se 177 miliardë dollarë për të mbështetur lirën që nga dhjetori 2021.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…