Slavica Radovanoviq, kolonele në pension e Policisë së Serbisë, e ka kritikuar ministrin serb të Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, lidhur me rastin e Faton Hajrizit. Ajo tha se me deklaratat e tij të shpeshta dhe ndonjëherë të pashembullta ka treguar se nuk është i denjë për postin që mban, shkruan ‘Nova’.
Daçiq e ka quajtur terrorizëm vrasjen e policit Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Iliq. Ndërsa, sipas Radovanoviq “ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht”.
“Ky nuk duhet të quhet terrorizëm, sepse është një person i arratisur nga burgu, një kriminel që ka tentuar të kalojë kufirin ilegalisht. Ministri Daçiq është dashur t’i drejtohet publikut, por jo aq shpesh dhe jo me aq shumë informacione që janë bërë publike. Nuk duhet të jetë i vetmi që të shpallë vrasjen e një punonjësi policie, kjo është punë e drejtorit të policisë apo ndihmësit të tij. Me paraqitjet tij të shpeshta, e më pas polemika me lajmet që publikoheshin në mediat kosovare”, tha kolonelja e pensionuar e policisë, Slavica Radovanoviq