Analisti politik Shkelzen Maliqi vlerëson se terroristët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse, si duket e kanë pas qëllimin e inskenimit të masakrës në Manastirin Banjska, ku viktimat do të ishin pelegrinët nga Vojvodina dhe murgët serbë, për ta akuzuat pastaj policinë e Kosovës si terroriste dhe kështu nxitur rebelimin e serbëve më veri dhe arsyetuar intervenimim ushtarak për gllabëritjen e Veriut të Kosovës.
Sipas tij, ky nuk është skenar i panjohur.
“Kështu ka qenë e organizuar masakra në kazermën e Paraqinit ku u vranë në gjumë pesë ushtarë të armatës jugosllave dhe si vrasës u akuzua shqiptari Aziz Kelmendi, i cili u gjet i vramë në një pyll afër kazermës dhe u tha se e ishte vetëvrarë. Pas rastit të Paraqinit Sllobodan Milisheviqi morri pushtetin e plotë në Serbi dhe nisi projektin e shkatërrimit të Jugosllavisë për ta krijuar Serbinë e madhe”, tha ai.
Sipas Maliqit, i ngjashëm ka qenë edhe rasti i vrasjes së 5 të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë, për të cilin vetë presidenti Vuçiq ka pranuar publikisht se ka qenë i organizuar nga shërbimet sekrete serbe për ta paraqitur si krim të UÇK-së dhe shpallur atë .organizatë terroriste dhe jo çlirimtare. Prindërit e viktimave në rastin Panda prej kohësh kërkojnë nga Vuçiq që të tregojë në prokurori të vërtetën se kush janë vrasësit e të rinjëve serbë, por ai po i shmanget premtimit se do ta bën këtë, me gjasa u bë pishman se e ka përmend fare.
“Banjska mundët të jetë rast që të ndriçohen edhe strategjia e inskenimit të krimeve makabre për të arritur kthesa historike jo vetëm si atë në Paraqin dhe Pejë por edhe në disa raste të ngjashme në luftën e Bosnjës, p.sh. Vrasjen me snajper të qiftit të dasmorëve serb në Sarajevë pas të cilit akt filloi lufta dhe rrethimi gati katërvjeçar i Sarajevës”
Nëse kjo sipas Maliqit vërtetohet në hetimet, e informatat dhe gjurmët çojmë në atë drejtim, policia dhe inteligjenca kosovare, me gjasa në bashkëpunim me atë perëndimore, do të arrijë një fitore të madhe në demaskimin e kësaj ligësie makabre me rrezik për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.
Maliqi: Sulmuesit synonin inskenimin e një masakre ku do të vriteshin pelegrinët dhe murgjit serbë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…