LAJME

Detaje të reja nga ngjarja në Gjirokastër: Dyshohet se vrasja ndodhi për motive hakmarrje

Policia ka gjetur një makinë të djegur në zonën e Mallakastrës, e cila dyshohet se u përket autorëve të masakrës së Memaliajt, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Raportohet se në këtë zonë po bëhen edhe kërkime për gjetjen e autorëve, të cilët ekzekutuan me armë tre persona dhe lanë të plagosur një tjetër.

Objektivi i sulmit me armë zjarri në një lokal në Memaliaj rreth orës 23:20 të mbrëmjes së djeshme ishte biznesmeni 74 vjeçar Shyqo Kalemi por viktima të të shtënave me automatik ngelën edhe dy persona të tjerë Gledio Muka dhe Marsel Çela, kamarieri dhe një klient i lokalit 36 vjeç dhe 47 vjeç. Një person i katërt Artur Kalem 57 vjeçi që gjendej gjithashtu në vendngjarje ka marrë plagë të rënda dhe gjendet në spitalin e Gjirokastrës në reanimacion. Atentatorët që besohet se kanë mbërritur dhe janë larguar me automjet qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të objektivit, Shyqo Kalemi brenda një lokali pranë bashkisë së Memaliajt, pavarësisht se përreth tij ka pasur disa persona të tjerë.

Dyshohet që vrasja të ketë qenë një hakmarrje ndaj Andrea Kalemit, djalit të viktimës Shyqo Kalemi i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022 që më parë gjatë 2022 dyshohet se kishte eliminuar me eksploziv Aleksandër Sadikaj kushëri i vëllezërve Kalemi, gjithashtu biznesmen në Memaliaj.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve që besohet se janë identifikuar. Sipas njoftimit zyrtar në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjej automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve.

Policia gjithashtu ka ngritur postbllokë kontrollesh në të gjitha akset që mund të përdoreshin prej autorëve për tu larguar në bashkëpunim edhe me drejtoritë e policisë së qarqeve, Fier, Vlorë dhe Berat.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago