FOTO&VIDEO

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Ushtrisë së SHBA-ve

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë zyrtare të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 14-16 tetor 2019, mori pjesë në njërin prej aktiviteteve më të mëdha ushtarake që organizohen nga kjo shoqatë.

Në këtë aktivitet kanë marr pjesë më se 90 shtete të botes, duke përfshirë edhe Kosovën, ku përveç konferencave të ndryshme që ndërlidhen me aspektet e sigurisë u mbajt edhe panairi i industrisë ushtarake amerikane, i cili konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë.

Gjeneral Rama në këtë panair vizitoi edhe disa kompani amerikane me pajisje dhe sisteme ushtarake.

Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, mori pjesë edhe në koktejin e organizuar nga shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali James McConville.

Me këtë rast, gjeneral Rama e ka falënderuar gjeneralin McConville si dhe ushtrinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së.

Komandanti i FSK-së po ashtu ka mbajtur takime të rëndësishme edhe me përfaqësues të Departamentit të Mbrojtjes, para të cilëve pasqyroi të arriturat e FSK-së, si dhe shprehu dëshirën e tij për rritjen e bashkëpunimit dhe të mbështetjes nga Departamenti i Mbrojtjes.

Në këto takime gjenerallejtënant Rrahman Rama i ka siguruar përfaqësuesit amerikanë të Mbrojtjes se plani i tranzicionit është duke u zhvilluar sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit me transparencë të plotë.

Ky aktivitet i Shoqatës së Ushtrisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka për qëllim mbështetjen e ushtrisë amerikane, duke i bashkuar të gjithë përfaqësuesit e lartë të ushtrive të botes për të debatuar rreth çështjeve të ndryshme të kërcënimeve dhe sfidave të sigurisë në botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

24 orë ago