KRYESORE

Serbëve s’ua qet goja “Kosova e pavarur”, duan 4 komuna në veri dhe…

Për qytetarët e Serbisë çështja e Kosovës vazhdon të jetë shumë emocionale, shumë e dhimbshme dhe e lidhur me fjalën tradhti, prandaj njohja e pavarësisë së saj është e papranueshme, madje për 78,5 për qind të tyre, shkruan “Blic” i Beogradit duke cituar hulumtimin e Qendrës për Dialog Shoqëror dhe Iniciativa Rajonale, të prezantuar një natë më parë në Forumin e Sigurisë, përcjell Koha.net.

Sipas këtij hulumtimi pavarësinë do ta pranonin vetëm 12, 4 për qind e respondentëve.

Përfaqësuesi i kësaj Qendre, Nikolla Joviq ka prezantuar të dhënën e hulumtimit sipas të cilës për 58,2 për qind të qytetarëve është e papranueshme edhe marrëveshja sipas të cilës Serbia do të pranonte Kosovën e pavarur në shkëmbim për Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Serbe dhe eksterritorialitetin e manastireve. Këtë mundësi do të pranonin 20,4 për qind e qytetarëve.

Një marrëveshje sipas të cilës Serbia do të pranonte pavarësinë e Kosovës me shkëmbim të territoreve do ta pranonin 15,8 për qind e qytetarëve, ndërsa skenarin sipas të cilit Serbia do të merrte tri komuna në veri dhe Mitrovicën si distrikt e përkrahin 18,9 për qind e qytetarëve të Serbisë. Shkëmbimin e katër komunave në veri me pavarësinë e Kosovës e mbështesin 21,9 për qind e të anketuarve.

Anketa tregon se 36,4 për qind e qytetarëve do të pranonte që në shkëmbim për njohjen e pavarësisë së Kosovës Serbia të marrë katër komunat në veri, Asociacionin e Komunave Serbe në jug të Ibrit dhe eksterritorialitetin e manastireve. Këtë mundësi nuk e përkrahin 44,4 për qind e qytetarëve.

Marrëveshjen sipas të cilës Prishtina do të fitonte karrigen në Kombet e Bashkuara, por jo edhe pranimin e Asociacionit të Komunave Serbe e mbështesin 32,6 për qind e të anketuarve. Këtë propozim nuk e pranojnë 47,5 për qind e të anketuarve, përcjell Koha.net.

Millan Kërstiq nga kjo Qendër, njëherësh asistent në Fakultetin e Shkencave Politike, tha në panel se hulumtimi, i cili tregon “çfarë kanë në zemër e çfarë në mendje qytetarët e Serbisë “, është zbatuar në fund të shtatorit me sponsorizim të SHBA-ve në kampion reprezentues në nivel të tërë Serbisë, në të cilin kanë marrë pjesë 1200 qytetarë, me mundësi gabimi plus-minus 2,8 për qind.

Sipas tij, për shkak të numrit të madh të të padeklaruarve – 19,2 për ind, mbetet një skenar i mundshëm sipas të cilit njohja e pavarësisë do të mund të merrte një shkallë të caktuar përkrahjeje, ndërsa Serbia të fitojë katër komunat në veri, në jug të Ibrit formimin e Bashkësisë (Asociacionit) të Komunave serbe dhe eksterritorialitetin e manastireve, që e përkrahin 36,4 për qind e qytetarëve të Serbisë, transmeton Koha.net raportimin e “Blicit” të Beogradit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

59 sekonda ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago