Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më 17 tetor 2019, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në SHBA, vizitoi Universitetin e Norwichit në Vermont.
Gjeneral Rama në emër të Ministrisë së Mbrojtjes ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Universitetin e Norwich-it për të bashkëpunuar në fushën e edukimit, hulumtimit shkencor në fushën ushtarake, si dhe garave në mes të kadetëve të këtyre institucioneve.
Pas nënshkrimit të këtij memorandumi, Gjeneral Rama e falënderoi presidentin e këtij institucioni Richard Schneider për besimin dhe mundësinë e dhënë duke theksuar se ky bashkëpunim do të kontribuojë në avancimin e njohurive dhe përvojave të kadetëve të të dyja institucioneve.
Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij i përberë nga kolonel Ilir Qeriqi, atashe i Mbrojtjes në SHBA, major Korab Dauti SHPFSK dhe major Jaser Mulla, asistent ushtarak i KOMFSK-së, patën rastin të vizitojnë Qendrën Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike, ku nga stafi i kësaj qendre janë njoftuar për funksionimin dhe mbarëvajtjen e procesit të saj mësimor. Me një traditë 200-vjeçare, Universiteti e Norwichit-it, i cili njihet edhe si Kolegji Ushtarak i Vermontit, konsiderohet të jetë institucioni ushtarak më i vjetër në SHBA.
Me një staf mjaft profesional dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme, qëllimi i këtij kolegji është që të edukojë dhe të trajnojë kadetët e rijnë për të qenë liderë të ushtrisë amerikane. Realizimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi pritet të filloi në vitin 2020.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…