Oficeri i shtabit në Kabinetin e Ministrit të FSK-së, konsideron se “Minishengeni ballkanik” nuk do të realizohet, pasi që parakusht për tu arritur çfarëdo marrëveshje është ekzistimi i subjekteve, sipas të drejtës ndërkombëtare publike, për të krijuar kështu një marrëdhënie ndërkombëtare, pra shteteve të barabarta ndaj të cilave synohet marrëveshja në fjalë.
“E, problem kyç që na del këtu është raporti Serbi-Kosovë. Pra, për çfarë do tutje duhet detyrimisht të ndodh njohja e ndërsjelle Serbi – Kosovë. E në variantin më të keq të mundshëm qenia e Kosovës pjesë e çfarëdo“minishengeni” a “makroshengeni” do të duhej së pari Kosova të heqë dorë prej shtetësisë së saj, e me iu bashku Serbisë (ruana zot) ose Shqipërisë. Kështu siç janë raportet, nuk mund të krijohet diçka e tillë, nuk paraqet as rrezik as të mirat. Pra, në prizmin personal se a duhet Kosova të jetë pjesë e një nisme të tillë, Jo. Kosova ka rrugën e saj për ndërtimin e identitetit të vet shtetëror dhe polit e që është orientimi drejtë integrimeve euro atlantike, NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-të”, konsideron ai.
Berisha mes të tjerave shprehet se “Minishengenin” ballkanik është ide debillesh politik, përmes së cilës po tentohet blerja e kohës përmes skenarëve.
“Kosova në çdo aspekt duhet të bashkërendojë veprimet e saja politike si në nivel vendor apo në raportet ndërkombëtare me SHBA-të dhe pritjet e përbashkëta nga zhvillimet në rajon. Këtë nismë e konsiderojë ide debillesh politik që tentojnë me ble kohë përmes skenarëve të tilla, e me u shitë si njerëz të rëndësishëm në politikën globale, ndërkohë që e kanë humbur kredibilitetin në popullin e tyre dhe po provojnë të mbahen me nisma që do i faktorizojnë për mbetje sa më gjatë në pushtet në vendet e tyre që i kanë shndërruar në kartele të të gjitha dukurive negative ndaj të cilave edhe vete SHBA kanë shpallur luftë globale. Vërtetë kjo nismë si program i ka integruar pikërisht katër parime e BE, por në sfond vërehen tjera arsye të këtij projekti. Kjo do t’i shërbej hegjemonisë së vendeve të caktuara në rajon. Hegjemonija parimisht është ekonomiko ushtarako politike ose e kundërta”, shprehet Berisha.
Ai gjithashtu deklaron se me këtë ide u pretendua të lansohet si nismë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, ndërkohë që shpjegon se shqiptarët e Kosovës lëvizin me letërnjoftime me Malin e zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Po ashtu me letërnjoftimi lëvizim edhe nëpër Serbi, por jo për arsyet me të cilat kjo lëvizje është rregulluar në shtetet tjera fqinje, por me arsyen se Serbia që po lyp integrim e ka Kosovën pjesë integrale të veten edhe me preambule kushtetues dhe lëvizjen neper territorin e saje me letërnjoftim e ka ngase nuk ta njeh pasaportën si element i shtetësisë. Sa i përket qarkullimit të lire të tregtisë se mallrave, ne i kemi vënë kufizime njeri tjetrit me taksa si me Serbinë, po ashtu edhe me Shqipërinë kemi vu taksa, shembull ne për çimento ata për patate, për kalimin nëpër rrugën e kombit që 80 me 20 është në favor të dobi sjelljes për Shqipërinë në raport me Kosovën. Por, a është normale t’i bëhet dualizëm CEFTA-s, nënshkruese të të cilës marrëveshje jemi të gjithë në rajon. Pra, kjo po ndodhë si revansh ndaj mbylljes se BE-së, për shkak të mos përmbushjes së kritereve për anëtarësim”, deklaron ai.
Në këtë intervistë ai ka zbuluar edhe qëllimin kryesor me “Minishengenin”, gjë sipas të cilit po synohet të krijohet një treg ekonomik, i nevojshëm për fuqinë dalluese të Serbisë në rajon.
“Prandaj, “Minishengeni” ballkanik ka qëllim krijimin e një tregu ekonomik, kuptohet i nevojshëm për fuqinë dalluese të Serbisë në rajon. Sot, rivaliteti kryesor janë BE, e cila pas Brexitit , ka një largim nga Mbretëria e Bashkuar dhe vet SHBA dhe një përafrimi me influencinim rus në rajon. Në kontekst të kësaj kemi një rritje të pretendimeve të “Unionin euroaziatk” për influencë rivale në rajonin e Ballkanit. Kjo edhe mund të vërehet kudo në ekonomitë tona me theks në Kosovë. Pothuaj në të gjitha kompanitë aset të fuqishme të zhvillimit ekonomik të vendit, sot valojnë flamuri i Turqisë. Në asnjë aset të fuqishëm ekonomik nuk valon flamuri amerikan apo ndonjë shtetit tjetër partner. Po të njëjtën situatë në aspektin e investimeve e ke edhe Serbinë, hiq më mirë nuk janë as Maqedonia dhe as Shqipëria”, potencon komandanti i njohur.