LAJME

Komandot e FSK-së trajnohet nga Forcat e Mbretërisë së Bashkuar

Komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT).

Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.


Mehaj ka shtuar se kjo është një arritje e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar.

“Edhe një e arritur shumë e rëndësishme falë mbështetjes së forcave aleate të Mbretërisë së Bashkuar. Shumë urime komandove tona dhe falënderim e mirënjohje e lartë për instruktorët e Ekipit Trajnues dhe Këshillues të Ushtrisë Britanike ( BMATT) krahas gjithë mbështetjes së pandërprerë të Mbretërisë së Bashkuar, qeverisë dhe forcave të saj aleate. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja dhe projekteve të përbashkëta me aleatët tanë britanikë!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Po ashtu ministri Mehaj ka njoftuar se, me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike, kadetët e klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër.

“Luftërat për liri të popullit tonë gjatë historisë sonë të lavdishme janë dije, motivim dhe frymëzim për kadetët tanë. Me qëllim të njohjes nga afër me dëshmitë dhe gjurmët tona historike që i kanë qëndruar kohës, kadetët tanë të klasës 2023, në kuadër të aktiviteteve akademike nga moduli i Historisë dhe Teorisë Ushtarake, kanë realizuar vizitën studimore në Shkodër. Me këtë rast, ata mësuan për historinë e rrethimit të Shkodrës nga osmanët më 1478-79 përmes literaturës duke vizituar edhe Kështjellën e Shkodrës dhe Muzeun e saj. Duke njohur dhe vlerësuar të kaluarën tonë do të mund të jetojmë të tashmen dhe të ndërtojmë të ardhmen tonë të sigurtë”, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shqiptari që jeton në Vjenë jep detaje për tragjedinë ku vdiqën kosovarët

Avokati Mirsad Musliu, ka dhënë detaje mbi rastin tragjik në Vjenë të Austrisë, ku tre…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve…

9 orë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin në NATO, thotë Trumpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet ta rishqyrtojë anëtarësimin e…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda.…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Mosgatishmëria e evropianëve për luftën në Iran, senatori amerikan: Nuk e kam parë kurrë Trumpin kaq të zemëruar

Senatori amerikan Lindsey Graham deklaroi se ka biseduar me Presidentin Donald Trump rreth “mosgatishmërisë” të…

12 orë ago
  • KRYESORE

Trump e bën publik zhgënjimin: Starmer nuk na mbështeti!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se mendonte se Europa do të kishte ndihmuar SHBA-të…

12 orë ago