Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës, raporton Gazeta Express.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin në Twitter, duke e quajtur këtë “moment historik”.
“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.
“Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shtoi ai.
Me këtë hap, Kosova përmbylli fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Pas kësaj, Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor.
Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…
Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…
Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…
Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…
Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…