Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Pejë, i cili dyshohet se më 21 tetor ka tërhequr 1 mijë e 500 euro nga xhirollogaria e tij, para këto që ishin transferuar gabimisht nga një kompani e sigurimeve.
Me këtë veprim ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Sipas policisë, kompania kishte kërkuar nga i dyshuari kthimin e mjeteve-të hollave me pretendimin se ishin lëshuar gabimisht, kurse i dyshuari kishte refuzua
Është arrestuar me 27.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, me datën e cekur kishte tërhequr një shumë të hollash në vlerë 1500 € nga llogaria e tij, të cilat mjete i kishin ardhur nga një kompani sigurimi, por që i dyshuari sipas deklarimit nuk e kishte ditur prejardhjen e tyre, ndërsa kompania me 23.10.2021 kishte kërkuar nga i dyshuari kthimin e mjeteve-të hollave me pretendimin se ishin lëshuar gabimisht, kurse i dyshuari kishte refuzuar dhe po ashtu dyshohet se ka kryer veprën tjetër duke deklaruar rrejshëm se zyrtarët e kompanisë e kishin kanosur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.