POLITIKE

Komshiq: Vuçiqi nuk mund ta shpëtojë Dodikun

Kryetari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq e ka komentuar takimin në Beograd të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe anëtarit serb të Presidencës së BeH, Millorad Dodik.

Komshiq theksoi se Dodikun nuk mund ta shpëtojë Vuçiqi, por vetëm miratimi i ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të BeH-së sipas dëshirës së HDZ-së, e cila mbështetet nga Rusia, që do të nënkuptonte fundin e perspektivës së NATO-s në BeH, transmeton Gazeta Express.

“Dodikun nuk e shpëton dot Vuçiqi, pavarësisht se sa e ka kundërshtuar vendosjen e sanksioneve, sepse për sanksionet e shpallura nuk vendos dhe as nuk mund t’i ndalë nëse fillon me to. E vetmja gjë që e shpëton Dodikun dhe planin e tij për ta shpërbërë shtetin është miratimi i kërkesave anti-qytetëruese të HDZ-së për ndryshime në ligjin zgjedhor, që nuk do të thotë gjë tjetër veçse vrasje jo vetëm të perspektivës evropiane, por edhe më e rëndësishme, e asaj të NATO-s në BeH. Rusia mund t’i fërkojë duart me kënaqësi, dhe kjo do ta forconte më tej politikën separatiste të Dodikut”, tha Komshiq.

Ai shprehet se kjo çon në shpërbërjen e sigurt të shtetit, “që është synimi i politikës së Dodikut”.

“Diçka e tillë çon në shpërbërjen e sigurt të shtetit të BeH. Ekstremizmi dhe dhuna e Dodikut janë pikërisht rezultat i sistemit etniko-totalitar. Nëse proceset politike në BeH shkojnë në atë drejtim, kjo do të thotë shpërblim për çdo formë të veprimit destruktiv politik. Të gjithë ata që janë për shtetin e BeH, besoj se janë të vetëdijshëm për këtë. E ardhmja e BeH gjithashtu varet nga mënyra se si ne të gjithë do të pozicionohemi së bashku dhe do të jetë pikërisht ashtu siç e kemi merituar”, u shpreh Komshiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

4 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

23 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago