POLITIKE

Komshiq zbulon prapaskenat nga Samiti i Sllovenisë, tregon çfarë i tha Vuçiq-Dodikut për Kosovën

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, ka folur rreth takimit të liderëve të Ballkani Perëndimor në samitin “Brdo-Brijuni”.

Komshiq ka treguar edhe një moment të një situate jo të këndshme gjatë takimit, ku sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryetarin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik, menduan që të largohen nga takimi.

“Debati Serbi – Kosovë ishte mjaft i mundimshëm. Replikoi Dodik. Prishtina nuk nënshkroi. Ishte e mundimshme disa herë, madje edhe fëminore, kur Vuçiq dhe Dodik i thanë njëri-tjetrit: ‘A shkojmë? Veç më thuaj – dhe shkojmë’. Nuk ishte e këndshme. Ata ranë dakord të largohen nga takimi”, ka treguar Komshiq.

Dhe sipas tij, presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Zoran Milanoviq kishin “mundimin më të madh”, sepse sipas tij, duhej të dilej me një deklaratë të përbashkët, përcjell Telegrafi.

“Ne duhet t’i dërgonim një mesazh BE-së se ka një konsensus mbi rrugën e mëtejshme drejt BE-së”, ka treguar ndër tjerash Komshiq.

Ndryshe, në Brdo të Sllovenisë është zhvilluar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë.

Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago