Avokati Spartak Ngjela ka komentuar Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Koncert sekret i Saliut”, kështu e ka cilësuar Ngjela këtë Kuvend. Ai shprehet se askush nuk arrin që të shohë të ashtëquajturit delegatë, dhe sipas tij është i ngritur mbi një falsitet.
Mes të tjerash Ngjela thekson: Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime”.
Statusi i plotë:
Koncert sekret i Saliut.
Kështu e filloi ky birbo karrierën dhe siç duket kështu do ta mbyllë: një njeri fals dhe një parti me veprime në falsitet.
Askush nuk mund të flasë apo të shohë anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot.
Është një turp Kombëtar. Falsiteti i Berishës, i ngritur në një sistem falso.
Askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals.
Kongres sekret për anëtarësinë e tij.
Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres.
Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike.
Ky nuk është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokearike.
Si do të trajtohet ky investim politik në falsitet? Të shohim. Nëse gazetarët nuk kanë të drejtë të pyesin apo të identifikojnë anëtarët e Kuvendit Kombëtar; kuptohet që ky është një aktivitet falso dhe joligjor. Nuk ka Kuvend Kombëtar.
Por, pikërisht këtu del kjo pyerje:
Po vendimin e gjykatës për lidërshipin e ri që do nxjerrë ky Kongresi, si do ta marrin këta, me falsitetin e tyre?!
Deri tani vendimi i gjykatës është dhënë për kryetarin Lulëzim Basha. Kurse, çdo kryetar i ri duhet të njihet nga gjykata, bashkë me lidërshipin e partisë; në të kundërt është i paligjshëm. E di Saliu që duhet t’i drejtohet gjykatës për ndërrimin e lidershipit?
Kurse gjykata kërkon legjitimitet. Pse; broçkullat që u hodhën sot, janë legjitimiteti?!! E di Saliu këtë? Jo vetëm që nuk e di, por as e kupton dhe as nuk e pranon.
Atëherë?
Janë lodhur kot. Ku ka gjykatës që legjitimon një kongres të paligjshlm të një partie! Gjykatës i duhet të provojë legjitimitetin e Kongresit, sipas statutit të Partisë. Ku është ky legjitimitet? Asgjëkundi. Atëherë, këta të mjerë po lodhen kot.
Po me forcë, a mund ta zgjidhin këta këtë çështje?
Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime.
Të shohim se si do të shkojë ky kongres i falsifikuar.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…