FOTO&VIDEO

Konfirmon KMLDNJ: Shpifje se babai i Vjosës i shërbeu policisë serbe, përkundrazi atë e keqtrajtuan

Kryetari i KMDLNJ- QR-Mitrovicë, Halit Barani i ka quajtur shpifje pretendimet se babai i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Raifi, ishte pjesë e Policisë së Serbisë. Përkundrazi, sipas tij, Osmani ishte në shërbim të popullit shqiptar dhe interesave kombëtare.

Barani sqaroi se ka të dhëna të sakta se Osmani kishte punuar si referent në ish Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore në Mitrovicë deri më 15.III.1989, kur është larguar nga puna si njeri i papërshtatshëm politikisht, pasi që ka rënë ndesh më politikën serbe të asaj kohe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Të dhënat që ka KMDLNJ-QR në Mitrovicë, për këtë arsye, më  14.IV.1994, Raif Osmani ishte  arrestuar nga policia (milicia) serbe në shtëpi të vet, në lagjen “Bair”, për tu liruar pas katër ditësh, i dërrmuar nga keqtrajtimi  që polica serbe kishte ushtruar ndaj tij. Në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe Shahin Bajgora, Fadil Bajgora, Feriz Fetahu etj”, ka reaguar ai.

Postimi i plotë:

INFORMATË E SAKTË

KOMUNIKATË PËR OPINION

Lidhur me shkrimet në disa portale e medie se qytetari nga Mitrovica, Raif Osmani ka shërbye në policinë e Serbisë dhe me qëllim të informimit të drejtë të opinionit të gjerë në Kosovë  Qendra Rajonale e KMDLNJ në Mitrovicë, deklaron se në dokumentacionin e gjerë dhe të pasur që ky këshill posedon, nuk ka asnjë të dhënë se Raif Osmani ka shërbyer ndonjëherë në ish policinë (milicinë) e Serbisë.

Përkundrazi,  KMDLNJ-QR në Mitrovicë, ka të dhëna të sakta se Raif (Ramadan) Osmani,  i lindur më  28.VI.1945 në fshatin Zhabar i Ultë, me vendbanim të përhershëm në lagjen”Bair” në Mitrovicë, ka punuar si referent në ish Sekretariatin Komunal të Mbrojtjes Popullore në Mitrovicë deri më 15.III.1989, kur është larguar nga puna si njeri i papërshtatshëm politikisht, pasi që ka rënë ndesh më politikën serbe të asaj kohe ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Duke qenë se ajo politikë e shtetit të Serbisë ishte  kundërshqiptare dhe kundër interesave të Kosovës, Raif Osmani, bashkë me disa kuadro tjera shqiptare që po ashtu e kundërshtonin politikën antishqiptare dhe antikosovare serbe, ndër të cilët ishin edhe Shahin Bajgora e Fadil Bajgora, gjatë viteve 1990-1993 kishin formuar sistemin paralel për mbrojtjen e intersaave të Republikës së Kosovës.

Po ashtu sipas të dhënave që ka KMDLNJ-QR në Mitrovicë, për këtë arsye, më  14.IV.1994, Raif Osmani ishte  arrestuar nga policia (milicia) serbe në shtëpi të vet, në lagjën “Bair”, për tu liruar pas katër ditësh, i dërrmuar nga keqtrajtimi  që polcia serbe kisht ushtruar ndaj tij. Në të njëjtën ditë ishin arrestuar edhe Shahin Bajgora, Fadil Bajgora, Feriz Fetahu etj.

Mitrovicë, 8.VI.2020               Kryetari i KMDLNJ- QR-Mitrovicë

Halit Barani

Fotomontazha


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

10 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

12 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Votat nga diaspora i japin një mandat shtesë Vetëvendosjes, LDK humbet një ulëse

Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…

1 ditë ago