FOTO&VIDEO

Konfiskohen rreth 1 milion euro të falsifikuara në aerportin e Shkupit

Të shtunën në aerportin e Shkupit janë konfiskuar rreth 1 milion euro të falsifikuara.

Policia i ka arrestuar dy shtetas të Kamerunit.

Siç raporton Alsat-M, paratë janë zbuluar në bagazhet e të dyshuarve. përcjell Klankosova.tv.

Lidhur me aksion policor të zhvilluar detaje ka dhënë Suzana Pranjiq.

“Te T.P.F. janë gjetur 2.591 copa letre të prera në të cilat nga të dy anët është shtypur pjesë e dizajnit të bankënotave prej 50 EU, 2.363 copa letre me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotave prej 100 euro, 463 copa me pjesë të dizajnit të bankënotave prej 200 euro, 213 me dizajn të bankënotave 500 euro, 2 copa letre të prera në të cilat njëra anë është shtypur me më shumë ngjyra, pjesë të dizajnit të bankënotave prej 50 euro, 78 copa letre të prera pa asnjë lloj shenje, si dhe dy shishe me lëndë të UV-llambës”.

“Tek i dyshuari i dytë janë gjetur 2.072 copa letre të prera me prapavijë të zezë në të cilat tek të dy anët janë shtypur pjesë të dizajnit të bankënotës prej 50 eurove, 1.321 copa të tilla me pjesë të shtypur të dizajnit të bankënotës prej 100 euro, 247 copa me të bankënotës 200 euro, 104 me dizajnë të bankënotës 500 euro, një letërnjoftim francez si dhe një dokument udhëtimi të Kamerunit”.

Mjetet e sekuestruara i janë dorëzuar Bankës Popullore dhe Sektorit për hetime teknike-kriminalistike, të cilët kanë konstatuar se ekzemplarët janë imitime të bankënotave euro me vlerë 50-100-200 dhe 500 euro të punuara me pajisje profesionale, shkruan Alsat-M përcjell Klankosova.tv.

Pas dyshimeve se këto bankënota të falsifikuara është dashur të lëshohen në treg në vendin tonë, Prokuroria e Shkupit ka ngritur padi penale për dy shtetasit e Kamerunit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago