KRYESORE

Njësia elite e ushtrisë britanike e Gurkhave rikthehen në Kosovë – serbët në panik

Forcat e KFOR-it në Kosovë janë përforcuar nga batalioni i parë mbretëror i Gurkhave. Kjo njësi elitare e ushtrisë britanike, ka arritur për një stërvitje luftarake për pengimin e trazirave, e cila rastësisht ose jo, përputhet me tensionet e fundit në vendkalimet kufitare të Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak, shkruan gazeta serbe Politika, përcjellë Albanian Post.

Sipas kësaj gazete, në Kosovë kanë arritur gjithsej 485 ushtarë britanikë, kryesisht Gurkha.

“Për serbët në Kosovë dhe shtetin e Serbisë, është shqetësuese që Gurkhat erdhën në Kosovë me pajisje për parandalimin e demonstratave në rrugë”, ka thënë nënkolonel në pension i shërbimit ushtarak serb të inteligjencë (KOS) Luban Karan për “Politika”.

“Nëse ato njësi do të përdoren për të parandaluar ndonjë protestë të mundshme nga serbët, unë dyshoj se ato do të ishin objektive dhe është e mundur që ata të përdorin forcë kundër popullatës serbe në veri”, pretendon Karan.

Ai shton se “Qeveria e Kosovës pritet të organizojë veprime ushtarake që synojnë burimet dhe sistemet e energjisë në veri”.

“Kjo mund të jetë një mundësi që shqiptarët e Kosovës të shkojnë në veri ushtarakisht dhe që populli serb të protestojë. Neve na përgjigjet që KFOR është aty të pengoj trazirat, por me kusht që t’i mbrojnë serbët”, ka shtuar Karan.

Ai konfirmon se Gurkhat janë njësitet më elitare britanike, sepse ata janë luftëtarë të lindur, prandaj ata dërgohen nëpër rajone ku priten problemet.

Megjithatë, ai pretendon se “britanikët në Kosovë gjithmonë kanë qenë të njëanshëm dhe kjo duhet seriozisht të na brengosë”.

“Kjo është edhe një arsye serioze për çka duhet të na brengos ardhja e Gurkhave në Kosovë”.

Ndryshe Gurkhat, konsiderohen si njësi elite, luftojnë që gati 200 vjet në radhët e ushtrisë së Britanisë, shenja e tyre dalluese është thika e shtrembëruar, e quajtur Kukri.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

4 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

14 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

18 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

18 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago