Konfiskohet “Ador Resort” në pronësi të biznesmenit shkodran Admir Hoxha i dënuar në mungesë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
“Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me trafik ndërkombëtar droge” shkruhet sot (10 dhjetor 2021) në një postim në twitter.
-Bar – Restorant -Hotel “ Resort Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel ishte ndërtuar në Rinas, Tiranë.
Prona e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar
Gjykata vendosi sekuestron e këtij resorti më 4 shkurt 2019. Fillimisht hetimet nisën më 14 nëntor 2016 nga Prokuroria e Kavajës.
Sipas prokurorisë Admir Hoxha së bashku me kushëririn e tij Hekuran Hoxha janë dy drejtuesit e grupit kriminal, dhe personat përgjegjës që kishin organizuar futjen në Shqipëri nga Kosova të 161 pakove me heroinë, që më pas përpunohej në laboratorin e Hasit që u zbulua në tetor 2018.
Më 1 shkurt 2021 biznesmeni Admir Hoxha u dënua me 12 vite burg në mungesë duke u shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…
Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit i projektuar në qendër të…