Konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzojë në një luftë të plotë në Europë. Është ky paralajmërimi që vjen nga gjenerali i ushtrisë ruse, Vladimir Zarudnicki. Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA, gjenerali rus tha se probabiliteti që forcat e Moskës të përfshihen në një konflikt të ri po rritet në mënyrë të konsiderueshme.
“Mundësia e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë, në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë, nuk mund të përjashtohet. Burimi kryesor i kërcënimeve ushtarake ndaj shtetit tonë është politika anti-ruse e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, të cilët po kryejnë një lloj të re të luftës hibride për të dobësuar Rusinë”, tha Vladimir Zarudnitsky, Gjeneral-Kolonel i Akademisë Ushtarake ruse.
Komentet e Zarudnickit vijnë në një kohë kur Perëndimi po e gjen të vështirë të ndihmojë Ukrainën me më shumë armë dhe financim pas kundërofensive të dështuar të Kievit dhe pasi forcat ruse kanë marrë disa qytete të rëndësishme në fushën e betejës.
Zarudnicki mbrojti një sërë ndryshimesh në mënyrën se si Rusia organizon ushtrinë dhe sigurinë e saj, përfshirë duke e vënë theksin tek mbështetja më e madhe tek ata që i quajti vende mike, për të siguruar interesat e Rusisë dhe për të konsoliduar të gjithë shoqërinë rreth nevojave të mbrojtjes.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…