Një pjesë e madhe e shtypit grek publikojnë sot hollësi nga vizita pak orëshe e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Odesë të Ukrahinës dhe takimin e tij 45 minutësh me presidentin Zelensky, duke përshkruar edhe prapaskenat pas sulmit me raketë që ndodhi vetëm 200 metra larg vendit ku ndodheshin dy liderët.
Vizita në Ukrainë, ishte mbajtur e fshehtë, dhe u mbyll rreth dy muaj më parë, që të kryhej në përvjetorin e dytë të sulmit rus në Odesë, qytet që historikisht ka një ngjyra të forta greke, shkruan edhe e përditshmja Parapolitika -që thekson se për vizitën ishin informuar edhe SHBA , pasi ka pasur një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm Anthony Blinken dhe kryeministrit grek.
“Urrejtja e Putinit nuk mund të shkatërrojë Odesën tonë, vendin tonë, Europën tonë”, tha Zelenskyy.
Me titull “Ishte pak minuta para orës 12…” gazeta TA NEA përmend tre faktet e një thrilleri:
– Deri dje rusët godisnin vetëm natën
– Raketat ruse shpesh devijojnë nga objektivat e tyre
– Mbrojtjet ajrore zakonisht devijojnë raketat
Dhe arrin në përfundimin se : Rusët mund të kenë vënë në shënjestër autokolonën me misionin grek dhe atë ukrahinas .
Në kuadrin e skenarëve të shumtë , sipas gazetës Eleftheros Tipos sulmi ndaj autokolonës së presidentit të Ukrainës, u krye me dron, pasi mbrojtja ajrore e kishte marrë të gjitha masat për sulmet me raketa.
Gjithsesi analistë të shumtë theksojnë se megjithëse sulmi mund të kishte objektiv tjetër , ndodhi në kohën e vizitës së kryeministrit të një vendi të NATO-s” dhe ne se kjo do të vërtetohej do të mund të sillte aktivizimin e Aleancës Euroatlantike dhe përfshirjen e saj të hapur, në luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Përveç shtypit grek edhe mediat e huaja vazhdojnë të dënojnë në faqet e sotme sulmin e djeshëm rus në Odessa, në kohën e takimit të dy udhëheqësve.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…