Kongresi Botëror i Hebrenjve (WJC – World Jewish Congress) qendron pranë Shqipërisë pas tërmetit shkatrimtar, kështu shkruhet në artikullin e botuar në faqen zyrtare.
“Të martën, 26 nëntor, qytetet bregdetare në Shqipëri u goditën nga një tërmet me madhësi 6.4, më i keqi i vendit në dekada. Përafërsisht 650 njerëz raportohen të plagosur dhe të paktën 26 janë konfirmuar të vrarë.
Hebrenjtë në mbarë botën u trishtuan shumë kur mësuan për tragjedinë e tmerrshme që ka rënë në Shqipëri. Ne u bëjmë thirrje komuniteteve hebraike të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar në zbutjen e vuajtjeve të shqiptarëve. Jemi të kënaqur që Izraeli është përgjigjur duke dërguar një ekip shpëtimi dhe shpresojmë dhe lutemi për suksesin e këtij misioni dhe të gjithë të tjerëve që kanë arritur në skenën e katastrofës”.