Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shprehur i kënaqur nga takimi i sotshëm që kanë pasur me LDK-në.
Konjufca, në “Debat Plus”, ka thënë se ndoshta qytetarët kanë pritur një dinamikë më të madhe në formimin e koalicionit qeverisës LVV-LDK.
Ai ka thënë se është pozitive që transparenca në këtë proces ka qenë shumë e madhe edh para zgjedhjeve, pasi sipas tij LDK edhe në Këshillin e Përgjithshëm kishte vendosur për një koalicion me Vetëvendosjen.
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se lidhja e koalicionit nuk është vetëm vullnet i palëve, por është një punë e gjatë për të harmonizuar programet në fusha të ndryshme.
Konjufca ka thënë se vonesat në finalizimin e koalicionit mund të lidhen edhe me rezultatin e ngushtë në zgjedhje deri në kohën kur janë numëruar votat e diasporës dhe ato me kusht.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ai ishte prezentë sot në “diskutimin më profesional që ka qenë ndonjëherë” kur u diskutuar për ekonominë mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.
Konjufca ka thënë se sot është ndier i befasuar pasi nuk ka pritur një dakordim kaq të madh me LDK-në.
“Kam menduar se LDK do të ketë më shumë problem në ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Natyrisht nuk jemi pajtuar në gjithçka. Në disa çështje kemi bërë kompromis, por ky kompromis nuk ka prekur bazamentet tona”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…