Ditë më parë disa media raportuan, bazuar në fotografi që kishin ardhë nga Kuvendi i Kosovës, se Kryetari Glauk Konjufca ka hequr nga zyra fotografinë e Presidentit Hashim Thaçi. Ai nuk e ka bërë këtë, por ka bërë një veprim interesant, e ka vendosur pak më lartë. Dhe ky duket të mos jetë një veprim i rastësishëm.
Ne kemi analizuar fotografitë nga e kaluara dhe tash në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Në kohën e Kadri Veselit, edhe në javët e fundit në dëtyrë, fotografia e presidentit ishte e vendosur në një poicion më poshtë, për dallim nga tash.
Në fotografitë e dërguara sot nga Kuvendi i Koosvës, nga takimi i Konjufcës me shefin e ri të EULEX-it, duket qartë që fotografia zyrtare e presidentit është ngjitur më lartë, diku rreth 40 cm.
Në këtë fotografi shihet ‘shenja e mbetur’ nga pozicioni i mehershëm i fotografisë. Dhe shihet që fotografia tash është vendosur mbi majën e shtizës së flamurit shteteror.
Në këtë fotografi, shihet fotografia e presidentit Thaçi e vendosur nën majën e shtizës së flamurit.
Glauk Konjufca, si njëriu i dytë në Vetëvendosje e ka kritikuar ashpër Hashim Thaçin. Madje e ka konsideruar si një nga rivalët me të medhenj të tyre, duke e quajtur shpesh qeverisjen e tij si shumë të keqe për Kosovën. Prej se ka filluar mandatin, tash e një muaj, të dytë nuk kanë zhvilluar takim zyrtar, si bartës institucionesh.
Por, cila ka qenë arsyesja që Konjufca ka levizur pak nga vendi fotografinë e presidentit? A e ka bërë këtë për ta eleminuar mundësia që mediat ta kapin si imazh në zyrën e tij, sepse nga ky pozicion ndoshta duket më pak, apo e ka bërë për çështje estetike?
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…