Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se sipas rezultateve të partisë së tij, kjo parti është e para në nivel vendi.
Ai ka uruar LDK-në që ka dalë e para dhe me të ka thënë se do të bëjnë qeverinë e ardshme.
“Ne mendojmë se kanë qenë prej zgjedhjeve me më së paku incidente që prej kur mbahen zgjedhjet në Kosovë. Me rëndësi që ka folur sovrani dhe që tash ky zë gjendet në kutitë e votimit. Ato janë më të rëndësishmet për ne, sepse aty ndodhet zëri. Do t’i mbrojmë. Me rëndësi të mbrohen derisa ato numërohen edhe nga KQZ-ja edhe nga monitoruesit. Janë duke u proceduar të dhënat. Të dhënat tona tregojnë që jemi të parët, që Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet dhe unë uroj qytetarët edhe një herë Jemi të kënaqur si Vetëvendosje. Me këtë rast shprehim urimin edhe për vendin e dytë që e ka marrë LDK-ja, me të cilën mendojmë se do të bëjmë qeveri”, ka thënë ai.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…