BREAKING NEWS

Numërohen 70 për qind, VV mbetet e para

UPDATE: Teksa janë numëruar 70 për qind të votave të zgjedhjeve të sotme, Vetëvendosje po prin me 26.03 për qind të votave.

LDK-ja ka 25.35 për qind të votave.

Dallimi në vota është gati 4000 me VV-në që ka 145457 e LDK-ja 141665.

PDK-ja mbetet larg në vend të tretë me 21.63 për qind, e koalicioni AAK-PSD ka 11.74 për qind. Nisma është në “teh” të pragut me vetëm 5.16 për qind të votave.

——————————————————————————————————————–

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të distancohet në vend të parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që është e dyta.

Kur janë numëruar 64.31 për qind të votave, VV-ja ka 25.8 për qind të votave për dallim nga LDK-ja që ka 25.47 për qind.

Në vota, VV-ja ka 130699, ndërsa LDK-ja 128990. Dallimi është

————————————————————————————————————-

Kur janë numëruar gati 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë në vend të parë duke kaluar LDK-në.

VV-ja ka 25.47 për qind të votave apo 117831 vota, ndërsa LDK-ja ka 25.42 për qind të votave apo 117589 vota.

PDK-ja është partia e tretë që tashmë ka arritur numrin e 100 mijë votave. Ajo ka 100502 apo 21.72 për qind të votave.

————————————————————————————————————

Janë numëruar më shumë se gjysma e votave në zgjedhjet e sotme, me LDK-në që prin, por me VV-në që është afruar ndjeshëm.

Deri tash, LDK-ja ka 25.13 për qind apo 96781 vota, ndërsa VV-ja ka 24.74 për qind të votave apo 95281 vota.

PDK-ja ka 22.20 për qind të votave me 85479 vota.


UPDATE:  Teksa janë numëruar 40 për qind e votave deri tash, është ngushtuar diferenca mes të parit e të dytit.

LDK-ja vazhdon të prijë me 25.28 për qind të votave, apo 77581 vota. Vetëvendosje është e dyta me 73761 vota apo 24.03 për qind. PDK-ja është e treta me 22.82 për qind apo 70042 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 12.66 për qind, ndërsa Nisma 5.53


UPDATE: Kur janë numëruar 34 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të prijë në renditjen e partive me 25.34 për qind.

Vendin e dytë e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje me 23.60 për qind të votave, ndërsa PDK-ja ka dalë e treta me 22.57 për qind.

AAK-PSD kanë 13.21 për qind, ndërsa me trendin aktual Nisma pritet të kalojë pragun, pasi deri tash ka 5.37 për qind të votave.


UPDATE: Janë  numëruar më shumë se 21 për qind të votave në nivel vendi. Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja prin me 25.21% PDK-në 22.10 që është e dyta dhe e treta VV me 21.80%.

 


Janë numëruar gati 10 për qind të votave në nivel vendi. Sipas rezultateve të deritashme, LDK-ja prin me PDK-në që është e dyta.

Vetëvendosje është e treta.

LDK-ja deri tash ka 23.92 për qind të votave, PDK-ja ka 20.99 e VV-ja 18.54.

Deri tash janë numëruar më shumë se 63 mijë vota.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

22 orë ago