Një aparat celular e ka vënë para përgjegjësisë ligjore të dënuarin më burgim të përjetshëm Indrit Shaqen. Para gjykatës së Elbasanit ka treguar se telefonin e gjetur në një kuti prej druri ia ka blerë të dënuarit tjetër Sokol Mjacaj. Në këtë situate ai kërkon që të distancohet nga vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë së Peqinit
Indrit Shaqja i dënuari më burgim të përjetshëm dhe së fundmi i vënë në akuzë për shkak të një telefoni të gjetur në qelinë e tij kërkon që të distancohet nga vrasja e Arben Lleshit.
Shaqja ka treguar se aparatin celular ia ka blerë për 200 mijë lekë, ekzekutorit të Arben Lleshit, Sokol Mjacajt.
Sipas tij telefoni ishte blerë kohë më parë dukë u treguar i rezervuar për detajet se kur ka ndodhur blerja dhe nëse telefoni ka qenë në përdorim të Mjacaj më parë.
Në të tilla kushte aparati smartphone është dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku do shikohen komunikimet që vetë të dënuarit kanë patur më njeri tjetrin. Burimet i thanë Ora News së Sokol Mjacaj vetëm një vit më parë i janë kapur 2 aparate celularë ku i fundit ishte me datën 23 qershor.
Të tre telefonat janë smartphonë dhe kanë të regjistruara aplikacione komunikimi për të cilën hetuesit po përpiqen të marrin më shumë të dhënë si dhe për të zbuluar detaje si nga vrasjen e Arbën Lleshit por edhe nga krimet e tjera.