LAJME

Korçë/ Nënë e bijë pesë ditë pa jetë në banesë, djali erdhi nga Greqia se nuk iu përgjigjën në telefon dhe i gjeti të vdekura

Një ngjarje e rëndë në Korçë, në lagjen 17. Nënë e bijë, Eleni dhe Ornela Vangjeli, 75 dhe 54 vjeç, gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

Nga informacionet e para bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

“Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

24 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

29 minuta ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

5 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

6 orë ago