Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës mund të përshkallëzohet. Tashmë faktet e Ukrainës janë vërtetuar. Njësitë ushtarake nga Koreja e Veriut kanë lënë terrenet e tyre të stërvitjes ruse dhe kanë hyrë në zonën e luftimit midis forcave ruse dhe ukrainase për herë të pare.
Lajmi është bërë i ditur nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të mbrojtjes së Ukrainës në një deklaratë të sajën. Spiunët ukrainas regjistruan trupat në rajonin Kursk të Rusisë të mërkurën, tha HUR.
Ushtarët e Koresë së Veriut (DPRK) po trajnohen në pesë vende ushtarake në lindjen e largët të Rusisë dhe do të duhet të kalojnë një kurs trajnimi që zgjat disa javë përpara se të vendosen në luftën kundër Ukrainës, tha HUR. Shtetet e Bashkuara konfirmuan të mërkurën se mijëra koreano-veriorë po stërviten në Rusi së bashku me trupat e Kremlinit, shkruan A2. Sipas vlerësimeve të përditësuara nga Kievi, Peniani ka transferuar rreth 12,000 trupa në Rusi, duke përfshirë 500 oficerë dhe tre gjeneralë të ushtrisë. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina kishte parë tashmë oficerë të ushtrisë së Koresë së Veriut në territoret e pushtuara nga Rusia në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka konfirmuar apo mohuar praninë e trupave të Koresë së Veriut në vendin e tij. Në samitin e BRICS, udhëheqësi i Kremlinit tha se “nuk ishin veprimet e Rusisë që çuan në përshkallëzim” dhe akuzoi vendet perëndimore se po ndihmonin Ukrainën të luftonte Moskën. Në vend të kësaj, ai kujtoi se parlamenti rus kishte ratifikuar një marrëveshje për një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” me Korenë e Veriut, të nënshkruar nga Putin në Penian këtë verë , ku të dy premtojnë “ndihmë reciproke në rast agresioni” kundër njërit prej nënshkruesve.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…