Gjatë ndeshjes së ligës polake mes Lech Poznanit dhe Legia Varshavës, tifozët e ekipit më të ndjekur dhe më të famshëm të Polonisë ekspozuan një koreografi tronditëse pak para fillimit të ndeshjes.
Një banderolë me imazhin e presidentit rus Vladimir Putin me një lak rreth qafës dhe fanellën e Spartak Moskës, një klub rus historikisht i binjakëzuar me Lech Poznan, u shfaq në stadiumin “Miejski”.
Pamja, natyrisht, bëri xhiron e botës dhe shpejt u bë virale.