FOTO&VIDEO

Mblidhen 15 mln dollarë për “ringjalljen” e elefantit të zhdukur 4000 vjet më parë

Kompania Colossal e gjenetistit George Church dhe sipërmarrësit Ben Lamm kanë njoftuar se kanë mbledhur 15 milionë dollarë për të ringjallur mamuthët, elefantët prej leshi dhe brirë të lakuar që janë zhdukur për më shumë se 4.000 vjet.

Qëllimi i ekipit të udhëhequr nga Church është që “të ketë foshnjat e para në katër apo gjashtë vitet e ardhshme”. Zbulimi i gjurmëve të ADN -së në permafrost, toka e ngrirë përgjithmonë që po shkrihet për shkak të ngrohjes globale, do t’i lejonte shkencëtarët të riprodhonin in vitro kodin gjenetik të kafshës së zhdukur.

Projekti planifikon të krijojë një embrion duke hibridizuar mamuthin me elefantin aziatik, i cili do të fekondohej dhe do të kryente shtatzëninë si një shtatzëni normale.

“Qëllimi ynë është të krijojmë një elefant rezistent ndaj të ftohtit, që duket dhe sillet si një mamuth, i aftë të presë pemë dhe të jetojë në 40 gradë nën zero”, tha Church.

Ekipi i tij ka analizuar gjenomet e 23 llojeve dhe vlerëson se ata do të programojnë njëkohësisht më shumë se 50 ndryshime në kodin gjenetik të elefantit aziatik për të shtuar karakteristikat e nevojshme që ai të mbijetojë në Arktik. Karakteristikat, siç është një shtresë dhjamore izoluese prej 10 cm ose veshë më të vegjël do të ndihmojnë hibridin të përballojë më mirë të ftohtin, thekson gjenetisti. \A2


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago