Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka lëshuar një njoftim për media, ku konfirmon se në vend janë konfirmuar dy rastet e para, të prekur me coronavirus. Bëhet fjalë për dy meshkuj që kanë ardhur në Shqipëri nga Firence e Italisë, ku edhe ishin infektuar.
Edhe Shqipëria është futur në hartën e të prekurve me coronavirus, pasi bashkë me Kosovën kishte ngelur nga të paktet vende në Europë, ku nuk kishte dëpërtuar virusi të cilit akoma nuk i është gjetur ilaç.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, thuhet se gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet. MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti”, thuhet ndër të tjera në njojftimin e Ministrisë së Shendetësisë.
Duhet theksuar se Shqipëria ka një diasporë të madhe në Itali, dhe pas përhapjes në mas të këtij virusi atje, pritej që shumë shpejtë ai të arrinte edhe në Shqipëri.