Rritet me 743 persona lista e të vdekurve nga koronavirusi në Itali, fronti më i nxehtë i koronavirusit në Europë. prej tyre 402 kanë ndërruar jetë vetëm në Lombardi. Ndërkohë, të hënën viktimat nga koronavirusi ishin 602.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane, për të tretën ditë radhazi, numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali është në rënie. Të infektuarit e rinj janë 3612, në rritje më të ngadaltë se dje, ndërsa të infektuarit në total janë 54030. Ndërkohë 894 persona janë tashmë shëruar nga infeksioni.
Numrat e rasteve të reja në rënie janë tregues që ashpërsimi I masave për izolimin e qytetarëve po jep efekt.
Duke marrë shkas nga kjo, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro, ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës.
“Është akoma shpejt për të bërë parashikime për fundin e kësaj emergjence, por do të dalim nga kjo situatë. Dhe kjo do të ndodhë falë angazhimit të të gjithëve”, shprehet kryeministri Italian.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…