Koronavirusi, Blerim Latifi: Kjo është një betejë e shkencës së mjekësisë, krye e k’put! Nuk është betejë e religjionit

Profesori universitar, filozofi Blerim Latifi thotë se, koronavirusi është një betejë e shkencës së mjekësisë.

Sipas tij, kjo nuk është betejë e religjionit.

Ai shton se, në historinë e njerëzimit, asnjëherë religjioni nuk ia ka dal të eliminoj ndonjë epidemi.

“Kjo është një betejë e shkencës së mjekësisë, krye e k’put! Nuk është betejë e religjionit. Në historinë e gjatë të njerëzimit, religjioni asnjëherë nuk i’a ka dalë ta eleminoj ndonjë epidemi. Për një arsye të thjeshtë: shpjegimi religjioz i shkaqeve të epidemive është absolutisht i gabuar, e për pasojë edhe terapia religjioze e tyre. Ndërkaq, falltorët e spekulantët e tjerë që dalin me receta magjike për epideminë, nuk janë asgjë tjetër veçse hajna të vëmendjes së publikut të pushtuar nga paniku”, shkruan Latifi në Facebook.