Shkencëtarët bëjnë parashikime alarmante të reja pasi Kina ka mbyllur katërmbëdhjetë qytete dhe po ndërtohet spital me 1000 shtretër në vetëm pesë ditë.
Deri në fillim të muajit shkurt, deri në 350,000 njerëz mund të infektohen me virusin e ri në Kinë në vetëm një qytet, sipas ekspertëve britanikë dhe amerikanë, raporton Dailymail.
Kina ka hyrë në izolim ditën e sotme, pasi autoritetet dhe bizneset përpiqen të mbyllin udhëtimet turistike dhe sistemet e transportit publik, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 26 njerëz.
Punëtorët e ndërtimit po bëjnë përpjekje të mëdha për të ndërtuar një spital të ri nga e para në Wuhan – qyteti në qendër të shpërthimit – brenda vetëm pesë ditësh, pasi ishin urdhëruar për ta bërë këtë nga qeveria.
Në një kthesë drastike të ngjarjeve, një pjesë e Murit të Madh të Kinës dhe Disneyland në Shanghai, u mbyllën sot, ndërsa autoritetet përpiqen me dëshpërim të ndalojnë njerëzit që përhapin koronavirusin Wuhan.
Trembëdhjetë qytete, raportohet se kanë ndjekur shembullin e Wuhan dhe kanë shkuar në një formë bllokimi në 24 orët e kaluara me transportin publik dhe rrugë të mbyllura.
Një raport i hartuar nga studiues nga Anglia, Skocia dhe Florida, kanë parashikuar nga 250,000 deri në 350,0000 – njerëz, mund të infektohen vetëm në Wuhan deri në fillim të shkurtit.
Një pacient i dytë është diagnostikuar sot në SHBA dhe të paktën një duzinë njerëz janë duke bërë teste në Kaliforni, Teksas dhe Tenesi. Përtej Atlantikut, autoritetet britanike kanë testuar 14 persona, por të gjithë ishin negativë – një numër i vogël i njerëzve të tjerë pritet të kalojnë testet ditën e sotme.
Zhvillime të tjera tronditëse përfshijnë:
Nepal ka konfirmuar rastin e parë të infeksionit, duke e bërë atë vendin e 10-të jashtë Kinës që ka të infektuar.
Festimet e Vitit të Ri Kinez të planifikuar për këtë fundjavë janë anuluar në Pekin dhe Hong Kong.
Zyrtarisht, të paktën 850 njerëz në mbarë botën janë infektuar me koronavirus dhe 26 kanë vdekur.
Japonia ka konfirmuar rastin e saj të dytë dhe një pacient i pestë është diagnostikuar në Tajlandë sot.
Pamjet tregojnë personel ushtarak që ruan një stacion treni.
Videot nga spitalet të mbipopulluara brenda të cilave tregojnë pacientë në korridore të dhe të shtruar në dysheme.
Fotografi nga punëtorët kinezë, që fillojnë urgjentisht ndërtimin e një spitali të ri në Wuhan.