Koronavirusi në Shqipëri, 14 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit numri i rasteve të reja në vendin tonë ka pësuar sërish rritje, me 14 raste të infektuara në të gjithë vendin nga 231 testime në total, duke e çuar numrin e të prekurve në 562.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, 12 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruave në 314, ndërsa të sëmurë aktivë numërohen 222 persona, duke ruajtur trendin e javës së fundit me më shumë të shëruar se të sëmurë aktivë.

Mes rasteve të reja, një është personel shëndetësor në qytetin e Shkodrës, ndërsa qyteti më problematik sot paraqitet Kruja, me 7 raste pozitivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si më poshtë

-Krujë, 7 raste

-Tiranë, 5 raste

-Shkodër, 2 raste