Koronavirusi në Shqipëri, 17 raste të reja në Krujë, 8 në Kurbin, asnjë në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit ISHP njofton se janë konstatuar 25 raste të reja duke e çuar në 609 numrin total të të prekurve nga koronavirusi. Deri më tani janë kryer 6 019 teste ndaj të dyshuarëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18 persona duke e çuar në 345 numrin total të të shëruarve.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19. Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha drejtuesja e ISHP, Albana Fico.

Rrethet më problematika janë Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri, ndërsa sëfundmi është zbuluar një vatër e madhe në Krujë dhe Laç.

Raste të reja sot
-17 raste në Krujë
-8 raste Laç

Raste totale me koronavirus sipas rretheve

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste