Janë shënuar 21 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar në 467 numrin e të prekurve në total. Sipas ISHP dje janë testuar 193 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 personel shëndetësor dhe dy fëmijë asimptomatikë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste. Ndërkohë vatër e nxehtë vijon të jetë Shkodra, ku janë konfirmuar 13 raste të reja në Shkodër.
Po ashtu në Durrësështë shënuar një rast i ri, si edhe Hasi ka një tjetër rast të ri. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 43 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar.
Deri në këto momente janë testuar 4070 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 467 raste.
Sakaq, janë 23 persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 232.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 221 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 70 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste