Lideri rajonal i Katalonjës, Quim Torra bëri të ditur mesditën e së hënës se ka rezultuar i infektuar me virusin e ri me origjinë nga Kina.
Politikani i lartë katalanas deklaroi se gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe se do të vetëizolohet në një ndërtesë qeveritare për të kaluar sëmundjen.
Një ditë më parë edhe zyrtari i lartë i qeverisë rajonale katalanase, Pere Aragones njoftoi se ishte i prekur nga koronavirusi.
Situata nga koronavirusi në Spanjë ka përshkallëzuar me ritme të shpejta në ditët e fundit, ku regjistrohen 335 viktima në total dhe mbi 9000 persona të prekur.